Disponojme Ambjente Tregtare ne DownTown One!
Ambjente tregtare,zyra te tipologjive te ndryshme , me mundesi zgjedhjeje kati dhe planimetrie.
Siperfaqet e ambienteve fillojne nga 40m2 deri 1800m2 etj.
Downtown One është një ndërtim 37 kate mbi tokë dhe 5 kate parkimi nëntokë, multifunksional, i pozicionuar në zemër të Tiranës.
Me një vendndodhje strategjike pranë qendrës së kryeqytetit, Downtown One ndodhet në zonën më ekskluzive e të lakmuar për jetesë dhe zhvillim biznesi.
Statusi dhe prestigji i projektit do të ndihet prej hollit hyrës i cili do të miksoj stilin dhe elegancën. Për të garantuar privatësinë e rezidentëve dhe funksionalitetin e bizneseve dhe hapësirave tregtare, Downtown One do të ketë recepsione të ndara për apartamentet dhe për zyrat.
Për të thjeshtuar lëvizjen brenda ndërtesës, është parashikuar të vendosen 16 ashensorë të markës Schindler.
Një pronë në Downtown One është një mënyrë e shkëlqyer investimi.
Kthim investimi i lartë dhe i shpejtë
Kërkesë dhe interes i lartë qiramarrje
Mundësi për zhvillim biznesi falë vendndodhjes dhe vizibilitetit të objektit
Downtown One lidhet drejtpërdrejt me akset kryesore, me unazën e vogël, vetëm 10 minuta larg unazës së madhe, 2 minuta larg Bulevardit Qendror dhe me akses të pakrahasueshëm me institucionet qendrore e vendore dhe sektorin financiar. Në pak minuta gjendeni në zemër të Tiranës, me ritmin e saj të pandalshëm: me restorantet, baret, e të tjera destinacione argëtim
Downtown One është i pari projekt në Shqipëri që sjell risi në funksionalitet, arkitekturë, parametra ndërtimi dhe qasjen ndaj mbrojtjes së mjedisit. Projekti do të jetë plotësisht funksional në vitin 2022.
Rezidentët do të shijojnë Tiranën në më të mirën e saj dhe pamjen panoramike nga lartësia e apartamentit të tyre. Panorama e ditëve ofron gjelbërimin nga Parku i Liqenit dhe pamjen nga Sheshi Skënderbej dhe të gjithë objektet më të rëndësishme të kryeqytetit, ndërsa panorama e mbrëmjeve do të jetë një spektakël dritash
STANDARD I LARTË NDËRTIMI
Me një kujdes të veçantë ndaj cilësisë, janë përzgjedhur materiale të niveleve më të larta për të garantuar hidroizolim, termoizolim dhe izolim akustik cilësor.
FASADË E JASHTME
Fasada do të jetë tërësisht me material strukturor të përshtatshëm për objekte të lartësive të tilla, duke garantuar njëkohësisht qëndrueshmëri ndaj agjentëve atmosferike, jetëgjatësi dhe estetikë.
SISTEM I MBROJTJES NDAJ ZJARRIT
Garantohet një sistem i plotë për mbrojtje ndaj zjarrit duke përfshirë elementë si: sistem HVAC, hidrantë, detektorë tymi si edhe materiale zjarrdurues.
RIFINITURA TË PËRZGJEDHURA
Rifiniturat janë përzgjedhur me kujdes të veçantë duke përfshirë: nënshtresat, suvatimet, pllakat e parketet, pajisjet hidro-sanitare, dyert, punimet me gips, etj.
DownTown One eshte padyshim investimi juaj me i zgjuar .
Per me shume informacion na kontaktoni!
Compare listings
Compare